Frroku: Shteti ligjor ka degraduar

26/03/2015 00:00

Deputeti i Partisë Kristian-Demokrate, Mark Frroku deklaroi në Kuvend se,
në 25 vjet pluralizëm nuk është parë në historinë e vendit tonë,
arrestimi i një ligjvënëse për dëshmi të rreme.

“Unë kam dhënë një deklaratë të saktë përpara prokurorëve. Kërkesa për kontroll në banesë është denigruese dhe mjaft e nxituar”, tha Frroku.

Më pas, në dalje jashtë sallës së Kuvendit, deputeti Frroku u shpreh se shteti ligjor ka degraduar dhe se nuk ka besim të Prokuroria.

“Unë jam jashtë kësaj historie, megjithatë po pres nga Prokuroria të sjellë fakte, edhe pse nuk kam besim te ky institucion që kërkon arrestimin tim”, tha frroku.

Sipas tij, ende nuk është vërtetuar nëse ka bërë kallëzim të rreme, ndërsa shprehu gatishmërinë të përballet para Gjykatës dhe Prokurorisë.

Top Channel