Celula xhihadiste, të tjera arrestime në Itali

26/03/2015 00:00

Arrestimet e ditës së mërkurë në Torino dhe Shqipëri të tre personave të akuzuar si anëtarë të një celule xhihadiste, nuk janë të vetmet rezultate të operacionit “Balcan Connection”.

Në qytetin e Torinos janë nën hetim edhe dy të rinj të dyshuar si propagandistë të ISIS. Në banesat e tyre janë gjetur materiale kompromentuese që dëshmojnë lidhjen e tyre me celulën që rekrutonte luftëtarë për në Siri.

Ndërkohë ka shkaktuar habi dhe tronditje arrestimi në Torino i të riut shqiptar Elvis Elezi, nipi i Alban Elezit, shtetasi i arrestuar në Kavajë.

Familja nuk pranon që ai të ketë lidhje me propagandën ekstremiste, ndërsa mësuesit e tij shprehen se e njihnin si djalë të integruar tërësisht dhe që nuk ka shkaktuar kurrë asnjë lloj problemi.

Operacioni i kryer në bashkëpunim më autoritetet shqiptare u ilustrua edhe nga ministri i Punëve të Brendshme të Italisë, Angelino Alfano, i cili përgëzoi edhe homologun e tij shqiptar Saimir Tahiri për punën e përbashkët që çoi në suksesin e operacionit.

Top Channel