Prokuroria merr autorizimin për arrestet

26/03/2015 00:00

Por çfare do të ndodhë me dy deputetet Doshi dhe Frroku, tashmë që
Parlamenti ka votuar pro kërkesës së Prokurorisë? Vetëm një orë pas
votimit, në zyrat e Prokurorisë së Përgjithshme ka mbërritur autorizimi i
Kuvendit qe i jep te drejten Prokurorise te procedoje me tej.

Mësohet se zyrtaret me te larte te Prokurorise shqiptare jane mbledhur ne keto momente dhe po diskutojne se cilin nga variantet qe njeh ligji do te ndjekin per arrestimin tashme te vendosur te dy deputeteve.

Kjo, pasi procedura penale parashikon dy opsione. E para eshte qe  prokuroret e çeshtjes menjehere pas marrjes se autorizimit te zbardhur i drejtohen Gjykates se Larte qe ka edhe funksionin e juridiksionit fillestar, e cila brenda 48 oreve duhet te degjoje perfaqesuesit e akuzes mbi argumentet se perse kerkohet arresti me burg per dy deputete dhe me pas eshte Gjykata e Larte qe shprehet me nje vendim per masen e sigurise.

Rruga e dyte eshte qe prokuroret e çeshtjes, pasi marrin autorizimin, firmosin nje urdher ndalimi per secilin nga dy deputetet, urdher qe i delegohet policise brenda dites per ekzekutim dhe me pas eshte Gjykata e Larte qe shqyrton ligjishmerine e arrestit. Kjo e dyta aplikohet ne rast se Prokuroria ka te dhena se deputetët mund te rrezikojne te largohen nga Shqiperia. 

Top Channel