Miss-i që do përfaqësojë Japoninë në Miss Universe

26/03/2015 00:00

Ariana Miyamoto është kandidatja e Japonisë për konkursin Miss Universe. Ariana ka lindur dhe është rritur në afërsi të Nagasakit, japonezja është gjuha e saj amëtare, nëna është japoneze ndërsa i ati afro-amerikan dhe nga kjo vijnë polemikat.

“Miss Miyamoto nuk ka tipare japoneze, nuk është japoneze aq sa duhet për të përfaqësuar bukurinë tonë nëpër botë”, thonë kritikët.

Ariana është 20 vjeç dhe pak muaj më parë u kurorëzua si Miss Nagasaki. Është hera e parë që një vajzë me etni të përzierë fiton një konkurs bukurie në Japoni.

Ajo është rritur në qytetin Sasebo, afër një baze ushtarake amerikane. Që e vogël ka ndjekur liceun në Shtetet e Bashkuara, faktor ky që paradoksalisht ka zgjeruar kritikat në drejtim të saj.

Siç thotë vetë ajo, gjatë jetës, në shkollë dhe jo vetëm, nuk ka munguar diskriminimi racor.

Pika më e fortë e kritikave ndaj saj është se, Ariana faktikisht nuk ka asnjë tipar tipik japonez dhe për pasojë nuk mund të përfaqësojë vendin.

Top Channel