Rama: PD, zëdhënëse e një gangsteri

26/03/2015 00:00

Pas votimit për heqjen e mandatit të deputëteve Doshi dhe Frroku,
Kryeministri Edi Rama, nga foltorja e Parlamentit, duke i bërë një
analizë qëndrimeve të opozitës tha se me atë që u pa në 24 orët e
fundit, PD, e cila lindi si shpresë e shqiptarëve u kthye në një
zëdhënëse të një gangsteri nga Fushë-Kruja siç e cilësoi ai Durim
Bamin. 

Sipas zotit Rama, Partia Demokratike, dy ditët e fundit, ka ngritur një sulm të pashoq ndaj Prokurorisë.

“Partia Demokratike, e lindur nga një shpresë e madhe, për një transformim rrënjësor të shoqërisë shqiptare dhe për një ndarje përfundimtare me të shkuarën, të bëhet as më pak dhe as më shumë, zëdhënësja e një gangsteri nga Fushë-Kruja dhe të lerë pas duke ikur fjalinë më absurde, por edhe më domethënëse, për gjendjen dhe për qasjen e kësaj partie ndaj procesit demokratik dhe ndaj procesit zhvillimor të vendit. ‘Jemi pro, por jemi kundër’;’japim votën tonë pro, por nuk e japim’; ‘jemi në mbështetje të institucionit të drejtësisë, por në fakt jemi ballë për ballë in

Top Channel