Opozita bojkoton, Doda voton pro: Pse ikni kur doni dekriminalizimin?

26/03/2015 00:00

Opozita e konsideroi farsë procesin hetimor për çështjen ‘Doshi’ dhe braktisi seancën plenare pak para votimit.

Deputetja, Mesila Doda nuk ndoqi grupin duke qendruar në salle dhe votoi pro lejes per arrestimin, duke i kujtuar opozites se, ndersa kerkon dekriminalizimin nuk ka pse braktis Parlamentin, kur Prokuroria kërkon të hetojë dy deputetë.

“Kanë qenë në grupin e atyre që kërkoheshin për dekriminalizimin e Kuvendit. Në momentin që kemi një kërkesë nga ana e drejtësisë, kemi një vendim të qartë nga ana e partnerëve tanë ndërkombëtarë, nuk mund të vazhdojmë të kryejmë veprime, të cilat janë larg ndergjegjes tonë politike. Grupi ka mendim të cilin ndërgjegjja ime nuk mund të pranojë që të vazhdojë dhe të fshihem dhe të mos votoj në një rast të tillë, mbi të gjitha për t’i hapur rrugë institucioneve të drejtësisë, por edhe për t’i dhënë mësim si politikanë të përgjegjshëm. Ky nuk është një vendim kundër grupit, por është një vendim pro ndërgjegjes sime”, tha Doda.

Top Channel