Një spanjoll për ndeshjen Shqipëri-Armeni, caktohet Fernandez Borbalan

26/03/2015 00:00

Do të jetë spanjolli Fernandez Borbalan arbitri që do të vendosë drejtësi në ndeshjen eliminatore të “Euro 2016” mes Shqipërisë dhe Armenisë, ndeshje që do të luhet në datën 29 mars, në orën 18:00.

Ndihmësit e tij do të jenë Cabanero Martinez dhe Roberto Del Palomar, ndërsa arbitër i katërt, Jorge Canelo Prieto. Në linjën e portës do të vendosen Carlos Gomez dhe Pedro Montero.

Kjo është hera e parë që 41-vjeçari arbitron një ndeshje të Shqipërisë, ndërsa në Spanjë konsiderohet një nga gjyqtarët më të mirë të momentit. Gjatë këtij sezoni ai ka drejtuar disa ndeshje të rëndësishme, mes të cilave Valencia-Barcelona dhe Barcelona-Athletic Bilbao.

Top Channel