Meçi: Arrestimi i Doshit, vetëm me vendim të Gjykatës së Lartë

26/03/2015 00:00

Avokati i Tom Doshit, Vladimir Meçi e konsideron si surprizë vendimin e Parlamentit, për heqjen e imunitetit të deputetit Doshi.

Në dalje të Prokurorisë, Meçi sqaroi se klienti i tij, Doshi është në banesë dhe nuk ka ndërmend të largohet, madje është gati të përballet me akuzat.

“Çështja duhet të shkojë në Gjykatën e Lartë për ta vendosur ajo masën e sigurisë”, u shpreh Meçi, duke theksuar se nëse ka urdhër-ndalimi për Doshin, ashtu sikurse flitet jozyrtarisht, atëherë kemi të bëjmë me një arbitraritet.

Top Channel