Vuçiç telefonon Mustafën. Temë, dialogu mes dy vendeve

26/03/2015 00:00

Agjencia serbe e lajmeve, Tanjug njofton për një bisedë telefonike të zhvilluar mes kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri të Kosovës, Isa Mustafa.

Sipas kësaj agjencie biseda telefonike mes dy kryeministrave është zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës dhe temë e saj ka qenë bashkëpunimi mes Beogradit dhe Prishtinës dhe gjendja e serbëve në Kosovë.

Biseda është konfirmuar edhe nga kryeministri Mustafa ditën e enjte. Ai tha se ka marrë një telefonatë nga Vuçiç dhe se temë e bisedës ka qenë dialogu mes dy vendve. Mustafa ritheksoi nevojën e thellimit të bisedimeve mes dy vendve dhe zgjidhjes së disa çështjeve përmes dialogut të drejtpërdrejtë, pa qenë nevoja adresimit të tyre në Bruksel.

“Shprehëm vullnetin që në të ardhmen për çështje dhe problematika të paparashikuara të dialogojmë drejtpërdrejtë”, tha Mustafa.

Top Channel