Asociacioni i Gazetarëve kundërshton vendimin e RTK-së

26/03/2015 00:00

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kundërshton vendimin e drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, për shkëputjen e marrëdhënies së punës me dy prej punëtorëve të transmetuesit publik, kryetarit të Sindikatës së Pavarur, Fadil Hoxha, dhe zëvendëskryetarit Arsim Halili.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës vlerëson se, vendimi i drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së nuk ka bazë të mjaftueshme në përmbajtje për largimin e dy punëtorëve, aq më pak kur njëri prej tyre është në krye të Sindikatës, veprimtari e rregulluar me ligjet në fuqi, e tjetri gazetar, mision i pakontestuar për shpalosjen e informacioneve.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kujton se, me ligjin e RTK-së, RTK-ja ka statusin e televizionit publik me rëndësi të posaçme, i cili i ofron shërbim publikut në fushën e veprimtarisë mediatike.

Top Channel