Avokatët e Frrokut: Ankimim në Gjykatën Kushtetuese

26/03/2015 00:00

Avokatët e deputetit Mark Frroku deklaruan se ndalimi i klientit të tyre është i paligjshëm dhe se është e turpshme që Prokuroria e urdhëroi këtë ndalim.

Pasi dolën nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, avokatët Sajmir Visha dhe Genc Gjokutaj thanë se “prokurori ka urdhëruar ndalimin, por nuk ka akuzë, pasi çështja është ende nën hetim”.

“Është nga ato akuza që arresti as aplikohet dhe as parashikohet nga ligji”, theksoi avokati Gjokutaj.

Avokatët shpjeguan se në lidhje me vendimin e Parlamentit për të lejuar arrestimin e deputetëve Doshi dhe Frroku ata do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

“Është një betejë mes Prokurorisë dhe gjykatës, jo mes nesh dhe Prokurorisë”, thanë ata.

Top Channel