Gjykata refuzon ekstradimin e “Ben Qimes” drejt Italisë

26/03/2015 00:00

Pas kërkesës së autoriteteve gjyqësore italiane për ta ekstraduar shtetasin Arben Isufaj, i njohur si “Ben Qimja” drejt vendit fqinj, pas urdhërarrestit ndërkombëtar të lëshuar prej tyre për shkak të veprave penale të pjesëmarrjes në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike, Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Fierit vendosi rrëzimin e kërkesës për ekstradim dhe heqjen e masës së sigurimit “arrest shtëpie”.

Prokuroria e Fierit  kishte kërkuar lejen për ekstradimin këtij shtetasi drejt vendit fqinj, ndërsa gjykata nuk arsyetoi shkaqet e rrëzimit të kërkesës, në vendimin nr 62-2015-1062, të datës 26 mars 2015.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, gjykata i ka bërë faktit një interpretim ndryshe nga çka bërë gjykata e Torinos në Itali, më 22 qershor 2010, me të cilin ishte kërkuar masa e “arrestit me burg” dhe ishte lëshuar urdhërarresti ndërkombëtar për trafikim droge, duke arsyetuar se masa e vetme e përshtatshme për t’i bërë ballë nevojave për masë sigurie është “arresti me burg”.

Top Channel