Lezhë, aksident në Balldre, një i vdekur

26/03/2015 00:00

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e rëndë të një personi tjetër ka ndodhur pasditen e së enjtes në Balldre të Lezhës.

Mësohet se viktima është 23-vjeçari Fatjon Gjeloshi, ndërsa i plagosuri është 25-vjeçari Besjan Gjeloshi.

Ndërkohë, 45 minuta pas mesnate, në rrugën Laç-Lezhë, në vendin e quajtur Kryqëzimi i Shënkollit, ka ndodhur një tjetër aksident me pasojë vdekjen.

Një 29-vjeçar nga Tirana, teksa drejtonte mjetin e tij tip “BMW-X6”, me targë “AA 002 JR”, është përplasur me një automjet tjetër, drejtuesi i të cilës ka gjetur vdekjen menjëherë.

Top Channel