Karriera muzikore e lojtarëve të Barcelonës

27/03/2015 00:00

Mbase nuk do të mbahet mend për pritjet e tij spektakolare, por ish-portieri i dytë i Barcelonës, Jose Manuel Pinto, mund të mbahet mend si këngëtar i suksesshëm.

Aktualisht te Betis, Pinto ka publikuar këngën e tij të dytë me titull “Eres Especial” (Je i veçantë). Në këtë këngë shihet duke shfaqur aftësitë e tij vokale edhe Dani Alves, mbrojtësi brazilian i Barcelonës.

Fitimet nga shitja e këtij “single” do të shkojnë për luftën ndaj anoreksisë dhe bulimisë.

Top Channel