Bulqizë, vijon aksioni për shlyerjen e faturave të energjisë

27/03/2015 00:00

Agjenca e OSHEE-së vijon aksionin për shlyerjen e faturave dhe ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë nga konsumatorët familjarë, bizneset dhe entet shtetërore.

Burime nga kjo agjenci konfirmojnë se, gjatë muajit mars e në vazhdim, puna në këtë drejtim ka vijuar me intensitet të lartë.

Kështu, mësohet se janë ngritur 5 grupe punë të shpërndarë në të gjithë rrethin, ku në secilin prej këtyre grupeve është e pranishme edhe Policia e Shtetit.  

Deri tani, janë shënuar 20 ndërprerje të jashtëligjshme dhe janë dërguar për ndjekje penale 30 abonentë privatë; janë lidhur 6 akt-marrëveshje për të shlyer debinë me këste 1-vjeçare, si dhe 7 abonentë privatë që kanë shlyer debinë.  

Ndërkohë, po sipas burimeve nga Agjencia e OSHEE-së në Bulqizë, mësohet se aktualisht aksioni për shlyerjen e detyrimeve dhe ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme, vijon me intesitet të lartë, nisur kjo nga fakti se 31 marsi që po troket është edhe afati i fundit i shlyerjes së detyrimeve, lidhjes së kontratave dhe ndërprerjes së lidhjeve të paligjshme për të gjithë kategoritë e abonentëve.

Top Channel