Avokatët ankimojnë në Gjykatën e Lartë: Të lirohet menjëherë Doshi

27/03/2015 00:00

Avokatët mbrojtës të deputetit Tom Doshi kanë ankimuar në Gjykatën e
Lartë, masën e ndalimit të Prokurorisë, duke kërkuar lirimin e
menjëhershëm të klientit të tyre.

Në një prononcim për mediat, pas daljes nga Gjykata, avokati mbrojtës Vladimir Meçe u shpreh se është kërkuar lirimi i Doshit, pasi ndalimi i tij është i paligjshëm.

Por, kërkesa e avokatëve,nuk mund të shqyrtohet nga Gjykata e Lartë, pa patur më parë, një dosje nga Prokuroria.

Top Channel