Lame: Për Tiranën më hanë duart

27/03/2015 00:00

Ndërsa çështja e kandidatit të mazhorancës për Tiranën mbetet ende
enigmë dhe mjaft e debatuar në opinionin publik, kreut të ALUIZNI-t
Artan Lame “i hanë duart” dhe është gati të konkurrojë për të qenë
kryebashkiak.

Lame ripërsëriti edhe një herë dëshirën e tij për të qenë kandidat për kryetar bashkie i kryeqytetit, duke lënë të kuptohet se nëse kjo i ofrohet nuk do ta refuzonte.

“Për Tiranën më hanë duart, e kam bërë publike se jam qytetar i këtij vendi, por jam në pritje dhe do të ketë një diskutim brenda partisë për të zgjedhur një kandidat të duhur”, tha Artan Lame.

Top Channel