F1, Raikkonen: Duhet të përmirësohemi

27/03/2015 00:00

Ferrari është në rritje, por nuk duhet të ndalet me kaq. Ky është mendimi i finlandezit Kimi Raikkonen, i cili përfundoi i dyti në provat e lira të Çmimit të Madh të Malajzisë.

“Duhet të përmirësohemi më shumë, patëm disa probleme me gomat dhe me “set up”-in e makinës”, tha Raikkonen.

Ndërkohë, shoku i tij i skuadrës, Sebastian Vettel, i cili përfundoi sesionin në vendin e shtatë, është i kënaqur.

“Punuam mirë. Të shtunën do të jetë luftë në provat zyrtare me Williams, Red Bull dhe Toro Rosso”, shpjegoi katër herë kampioni i Formulës 1.

Top Channel