Posta denoncon punonjësin e saj për korrupsion, policia e arreston

27/03/2015 00:00

Posta Shqiptare ka denoncuar në Policinë e Tiranës një punonjës të saj, i
cili u kishte kërkuar para disa qytetarëve me premtimin se do t’i fuste
në punë.

Sipas njoftimit zyrtar të Postës Shqiptare, pasi konstatuan rastin, drejtuesit e këtij institucioni morën menjëherë vendimin për largimin nga puna të punonjësit me inicialet O.D.

Paralelisht me masën e largimit nga puna, Posta Shqiptare ka depozituar kallëzimin pranë strukturave të rendit në Tiranë, të cilët pas dëshmive të marra, arrestuan punonjësin, si i dyshuar për akte korruptive.

Top Channel