Hamilton dhe Rosberg: Ferrari na është afruar

27/03/2015 00:00

Mercedesi konfirmohet si njëvendëshja për t’u mundur edhe në cirkuitin e Sepangut. Kampioni në fuqi, britaniku Lewis Hamilton, regjistroi kohën më të shpejtë të provave të lira pas problemeve që pati në sesionin e parë të tyre.

“Gjithçka u zgjidh, skuadra punoi shumë mirë dhe jam i kënaqur me xhiron time. Ferrari? Duket më afër, por të shohim gjatë provave zyrtare”, tha Hamilton.

Nico Rosberg, i cili e mbylli sesionin në vendin e tretë, u shpreh: “Kishim disa probleme me besueshmërinë, por makina ecën mirë.”

Në lidhje me rritjen e Ferrarit, gjermani tha: “Duket sikur na janë afruar, por mbetemi ende më të shpejtët.”

Top Channel