Basha takon drejtorin e BB-së: Reformat e nxituara, minë me sahat

27/03/2015 00:00

Në takimin me përfaqesuesin e Bankes Botërore, kryetari i Partisë
Demokratike, Lulzim Basha u tregua shumë i ashpër, kur përshkroi si
alarmante gjendjen e ekonomisë.

Sipas kreut te opozites papunësia është në rritje, varfëria po thellohet dhe të gjithë parametrat ekonomikë janë në rënie. Lulzim Basha thote se rënia e të ardhurave nga njëra anë dhe rritja e taksave dhe çmimeve, nga ana tjeter, siç ndodhi me energjine dhe karburantet, janë shkaqet kryesore të thellimit të varfërisë, dobësimit të ekonomisë dhe humbjes së besimit nga konsumatorët.

Kreu i opozites vuri ne dukje gjate takimit me Drejtorin Ekzekutiv te Bankes Boterore per Shqiperine, se, ‘korrupsioni në rritje dhe depërtimi i krimit në vendimmarrje janë faktorë me impakt shumë negativ në gjendjen e përgjithshme ekonomike të vendit”.

Ne analizen e opozites, treguesit në rënie të mbledhjes së të ardhurave, edhe pse taksat janë rritur, deshmojnë për evazion, rritje të informalitetit dhe te korrupsionit. Kryetari i Partisë Demokratike u shpreh se, aktet e Qeverisë janë bombë me sahat për ekonominë, pasi nuk janë reforma të mirëstudiuara dhe eficente, por masa afatshkurtra që kanë dhënë efekte negative. Te tille, kreu i opozites cilesoi skemën e pensioneve, nje projekt ky qe eshte realizuar me ndihmen direkte te Bankes Boterore.

Njoftimi i demokrateve nuk thote se cfare qendrimi ka mbajtur perfaqesuesi i Bankes Boterore per Shqiperine, por thekson deri ne fund qendrimin e kryetarit te Partise Demokratike, qe e cilesoi Qeverine te deshtuar, ne sektore jetike si shendetesia dhe arsimi. Gjithashtu, kreu i opozites ka denoncuar edhe ate qe e quan bllokim te paligjshëm te planeve urbane, veprim qe sipas tij ka ndalur segmentin me te rendesishem te ekonomise, qe sillte rritje ne punesim, duke ndikuar direkt, siç thote kreu i opozites, ne rritjen ne nivele alarmante te papunesise dhe varferise ne vend.

Top Channel