Tiranë, pranga 26-vjeçarit të kërkuar për aksident me pasojë vdekjen

27/03/2015 00:00

Një 26-vjeçar, i dënuar në mungesë nga gjykata për një aksident me pasojë
vdekjen e një shtetasi, u arrestua këtë të premte nga Policia e
Tiranës.

Skifter Vathi, banues në kryeqytet, u prangos nga Seksioni i Kërkimit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. “Ky shtetas  është dënuar në mungesë nga Gjykata e Apelit e Tiranës, me dy vjet burgim, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Dy vjet më parë, duke drejtuar automjetin e tij, Vathi përplasi një motor me targa të huaja. Për pasojë gjeti vdekjen drejtuesi i motorit, një 24-vjeçar nga fshati Lundër i Tiranës.

Top Channel