Thaçi: Kosova, promovuese e paqes në Ballkan

27/03/2015 00:00

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim
Thaçi u shpreh, se Kosova u konfirmua si promovuese e paqes dhe
bashkëpunimit në Ballkan dhe këto rezultate duhet të kurorëzohen me
nënshkrimin e MSA-së, para verës dhe liberalizimin e vizave, brenda këtij
vitit.

Keto deklarata u bënë pas takimit që pati me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme Federica Mogherini-n. Thaçi, ka komentuar në rrjetin social Facebook, se, gjatë këtij takimi u fol për vazhdimin e dialogut, zbatimin e marrëveshjeve të arritura, themelimin e Gjykatës Speciale dhe organizimin e Konferencës së Ballkanit Perëndimor.

“U pajtuam për nevojën e vazhdimit të dialogut dhe implementimit të marrëveshjeve, themelimin e Gjykatës Speciale, si dhe për suksesin e Prishtinës në organizimin e Konferencës së Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.

Top Channel