Rreth 56 mijë persona, kontribues në luftën e UÇK-së

27/03/2015 00:00

Ka përfunduar punën Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e
statusit të Dëshmorëve të Kombit, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve
apo të Internuarve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës.

Sipas dokumentit final, të cilin e ka siguruar portali “Infokusi”, zyrtarisht i është njohur kontributi në luftën e UÇK-së, gjithsej 55 mijë e 637 personave. Dëshmorë të rënë në luftën çlirimtare të Kosovë janë 3 mijë e 269 dëshmorë.

Statusi i Invalidëve i është njohur 4 mijë e 590 personave. Veteranë të UÇK-së janë 26 mijë 274 persona. Kurse statusi i pjesëtarëve i është njohur 8 mijë e 687 personave dhe i pjesëmarrës në luftën e UÇK-së 12 mijë e 817 personave. Kurse i janë refuzuar aplikacionet 9 mijë 253 personave në gjithë vendin.

Top Channel