Degradimi i parlamentarizmit, 95 vjet nga mbledhja e Parlamentit të parë shqiptar

27/03/2015 00:00

Vetëm një ditë pasi Parlamenti shqiptar dha autorizimin për arrestimin e
2 deputetëve, shënohet 95-vjetori i Kuvendit të parë shqiptar.

Emrat e spikatur te 37 intelektualeve dhe patrioteve, me të cilët nis historia e parlamentarizmit vendas përballë kësaj perberjeje te parlamentit, nuk mund te anashkaloheshin nga kryetari aktual i Kuvendit, kur i ftoi te gjithe te bejne diferencen mes tyre.

Vendosja nen akuze nga nje koleg i Parlamentit, ka bere qe Ilir Meta te vleresoje ne Parlamentin e pare shqiptar te 1920, pergjegjshmerine. Per kete shkak, nga kreu i LSI-së ka ardhur edhe reflektimi i pare i nje politikani, per njerezit, qe kryetaret e partive, kane futur ne Kuvend.

“Për fat të keq ne vëmë re dhe ajo që është më shqetësuesja eshte se, niveli i parlamentarizmit ka pësuar një degradim, në raporte me fillimin e viteve 90-të. Edhe iniciativa e fundit për bashkëpunimin pozitë-opozitë, për të ngritur nivelin e parlamentarizmit, duhet parë si një mundësi për të nxjerrë mësime nga e kaluara, për t’u ngritur atë nivel përgjegjësish që kërkon vendi dhe qytetarët tanë dhe nuk duhet shfrytëzuar për lojëra meskine dhe për të prodhuar lajme që nuk zgjasin më shumë se sa disa minuta. Pra, kërkohet përgjegjshmëri”, tha Meta.

Parlamenti i pare shqiptar, dale nga Kongresi i Lushnjes, u mblodh ne 27 mars te 1920-es, aty ku sot ndodhet Akademia e Shkencave, godina ngjitur me Parlamentin e sotem. Ai ishte nje Parlament i emeruar.Vetem nje vit me vote, ne Parlamentin shqiptar u ulen deputetet e zgjedhur me vote. Keto vite per historianet jane shume te rendesishme ne konsolidimin e shqiptareve si komb.

“Përfshirja në botën e pavarur shqiptare edhe e trevave të Kosovës, shumë aspekte pozitive të arritura dhe nga shqiptarët e Maqedonisë, tregojnë që çështja kombëtare shqiptare, e cila zuri fill të zgjidhej në vitin 1912 gradualisht po kompletohet edhe më gjerë”, thotë historiani, Maringlen Verli.

“Duhet t’ua transmetojmë fëmijëve tanë atë që ka ndodhur, sepse historia përsëritet. Të duash vendin tënd është gjëja më e madhe.Të thuash që ‘në këtë vend nuk jetohet’, mua më vjen shumë keq, kur e dëgjoj, aq më tepër nga ata burra neve na transmetohet një dashuri e jashtëzakonshme për këtë vend. Nuk ka nevojë vetëm të recitojmë vargjet e Naim Frashërit, por kur vjen fundi duhet ta duash këtë vend edhe kur nuk i ka ato male dhe ato pyje të bukura. Duhet ta duash edhe për gurët e tij”, tha pr.dr. Nevila Nika, historiane.

Top Channel