Çështja “Doshi”, Ambasada e SHBA: Të sigurohet një proces i rregullt

27/03/2015 00:00

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar pas ndalimit të dy deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara rithekson deklaratën e saj të mëparshme, e cila bën thirrje që Prokuroria dhe institucionet gjyqësore të përmbushin përgjegjësitë e tyre për të zbatuar ligjin dhe për të siguruar një proces të rregullt”, thuhet në deklaratën për mediat të zëdhënëses së Ambasadës së SHBA.

“Ne vazhdojmë të nxisim të gjitha partitë politike në Shqipëri të largojnë individët e përfshirë në veprimtari kriminale apo korruptive, si dhe mbështesim përpjekjet e kuvendit për të hartuar legjislacionin, në përputhje me Rezolutën e 24 dhjetorit 2014”, përfundon deklarata.

Top Channel