Berisha: Ndalimi i Frrokut e Doshit, i jashtëligjshëm

27/03/2015 00:00

Ish-Kryeministri Sali Berisha reagon pas ndalimit të deputetëve Tom
Doshi dhe Mark Frroku, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

Duke e konsideruar si procedurë të rrufeshme, gjithë procedurën e zhvilluar një ditë më parë, berisha thotë se ndalimi jashte çdo kushti ligjor, eshte nje akt i pashembullt ne historine e nje shtetit ligjor, eshte akt tipik i shteteve policore, ne te cilat armiku goditet me te gjitha menyrat dhe ne rastet kur deshton ne eleminimin e tij fizik realizon rrufeshem dhe me çdo kusht eleminimin e tij politik.

“Prangosja e rrufeshme e deputeteve Doshi dhe Frroku, fshehja publikut shqiptar te proves se regjistruar me vendim Gjykate te deshmise para kamerave te Durim Bamit ku ai tregon se ka ndryshuar deshmine sepse se Meta i dergoi atij ne qeli xhelatin qe e kercenoi me jeten e femijeve te tij te fshehur ne Zvicer, tregon si fajesine e Metes ashtu dhe mbrojtjen e tij shteterore me çdo cmim dhe kusht si dhe perpjekjen kriminale per t’u mbyllur gojen me arrest Doshit dhe Frrokut, pasi perndryshe mazhoranca e krimit bie brenda 24 oreve.Prangosja me urgjence i Doshit dhe Frrokut deshmon qarte dhe perfundimisht se tashme nuk eshte vetem Meta peng i Rames, pas kerkeses se hapur te kancelarive perendimore per arrestimin e tij te bazuar ne dosjen qe vet Rama ka dorezuar per Meten para zgjedhjeve. Arrestimi me urgjence, refuzimi per marrjen e proves dhe heqja e rrufeshme e imunitetit te dy deputeteve socialist, deshmon tashme se edhe Rama vet eshte skllav i Metes, i cili jo vetem e rrezon ate per 24 ore nga pushteti por me denoncimet qe mund te beje ne “dosjen Doshi” provon bashkautoresine e skenarit ogurzi te eleminimit te dy deputeteve”, shkruan Berisha.

Top Channel