Vijëzimi i rrethrrotullimeve, rekord i ri i shqiptarit

27/03/2015 00:00

22 sekonda për të kufizuar me shiritat e bardhë rrethrrotullimin në rrugën “Ventina” në Sondrio, me një shpejtësi që i kalon 20 km/orë. Një rekord i ri për “Guinness” i vijëzimit të rrugëve me ato që quhen ndryshe sinjalistikë horizontale, në një rrethrrotullim. Një pengesë të vogël në fakt e hasi, për shkak të rënies së majës së sprucos, teksa ishte impenjuar maksimalisht në sfidë me kohën.

Autor i gjithë kësaj është sërish Indrit Mema, një sipërmarrës 38 vjeçar i lindur në Shqipëri, por rezident në Cosio Valtellino, në provincën e Sondrios, në Itali. Ajo që i dha famë të riut shqiptar, i cili vazhdon të fitojë popullaritet edhe në rrjete sociale, ka qenë aftësia dhe shpejtësia për të ndjekur vijën e qendrës së rrugës më 13 qershor të vitit 2014, në rrethrrotullimin kryesor të Sondrios.

Në atë kohë, distancën prej 1 km e “zbardhi” brenda 4 minutash. Ndërsa më 27 mars është regjistruar edhe rekordi i ri, sërish në rrethrrotullimin e rrugës “Ventina” në Sondrio. Këtë herë i janë dashur vetëm 22 sekonda për të vijëzuar të gjithë perimetrin e rrethrrotullimit, me një shpejtësi që i kalonte 20 km/orë.

Top Channel