Ndryshimi i orës, ja shqetësimet kryesore

27/03/2015 00:00

Për të fituar një orë më shumë nën dritën e diellit, praktikë kjo që
ndiqet kryesisht nga vendet perëndimore, pasi thuajse i gjithë
kontinenti i Azisë nuk e praktikon më, ndërsa një pjesë e mirë e Afrikës
Qendrore nuk e ka praktikuar kurrë, akrepat e orës shtyhen me 1 orë
përpara në pranverë (dhe kthehen me 1 orë pas në vjeshtë, në orën
normale).

E megjithatë, 1 orë më shumë ndriçim në mbrëmje bën që me miliona banorë anembanë Europës dhe Amerikës Veriore (si dhe një pjese të Brazilit e Australisë), të përballen me disa shqetësime emotive dhe psikofizike.

Akrepat e orës do të spostohen përpara me 60 minuta në orën 2 pas mesnate, mes të shtunës 28 mars dhe të dielës 29 mars.
 
Shqetësimet kryesore? Sipas studimeve të ekspertëve në Universitetin “La Sapienza” të Romës, që i referohet faktikisht 9 milionë banorëve të Italisë, gjithsesi simptoma që prekin jo vetëm ata, rreth 15 për qind e italianëve vuajnë nga lodhja, nervozizmi, vështirësitë në përqendrim, dhimbjet e kokës dhe pagjumësia.

Efektet negative ndihen më së shumti te të vegjlit, të cilët shkojnë të flenë herët, por edhe te “gjumashët”, krahasuar me ata, të cilët preferojnë të shijojnë rrezet e para të diellit në shtëpi, herët në mëngjes. Problemet në fakt shkaktohen nga sasia e dritës që përthithim në harkun e një dite.

FOTO GALERI
1/2
Kalimi i akrepave me 1 orë përpara

Top Channel