Banda “death metal” që masakron veten në skenë

27/03/2015 00:00

“Eat The Turnbuckle” është një bandë muzikore jo fort e njohur dhe aspak e zakontë, koncertet e së cilës përfundojnë me gjak.

Pesë anëtarët e kësaj bande të rrymës “Death Metal” shquhen për dhunën reale që ofrojnë për spektatorët në koncertet e tyre, që nga goditja e njëri-tjetrit me grushte, shkop bejzbolli, kitarë e deri tek kafshimet.

Për këtë, në Gllasgou të Skocisë, policia bllokoi zhvillimin e një koncerti të këtij grupi duka argumentuar këtë vendim me arsyetimin se nxiste dhunën.

Banda ka reaguar mbi këtë vendim.

“Erdhëm në qytet për koncertin tonë. Por një zyrtar kishte anuluar lejen pak para se në të mbërrinim. S’e kuptoj cili është problemi. Ne e mbajmë për vete dhunën në skenë, nuk shpërndahet tek shikuesit. Po kryqëzohemi pa asnjë arsye. Është një e drejtë e Zotit që të shohësh diçka nëse dëshiron ta shohësh atë, në të kundër s’ke pse e sheh. Është e thjeshtë”, thotë njëri prej anëtarëve të bandës.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel