Bujqësi, Panariti ndjek procesin e krasitjes së ullirit

27/03/2015 00:00

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti mori pjesë këtë të premte në konkursin e parë sezonal të krasitjes së ullirit.

Ministri ndau edhe disa çmime për fermerët e zonës së Cërrikut, nga ku foli për këtë proces, sipas tij, shumë të rëndësishëm që përcakton edhe prodhimin e ardhshëm.

Ky proces po ndiqet nga profesorë të institucioneve kërkimore italiane të cilët po trajnojnë fermerët shqiptarë. Ministri Panariti tha se Shqipëria ka një kulturë shumë të mirë të kultivimit të ullirit duke mbuluar jo vetëm tregun vendas, por edhe eksportin.

Panariti gjithashtu bëri me dije se për shkak të një infeksioni të përhapur në Europë dhe që prek këtë bimë, Ministria e Bujqësisë ka marrë masa duke mbrojtur fermerin vendas.

Aktualisht është urdhëruar ndalimi i eksportit të fidanëve të ullirit nga Italia derisa situata në vendin fqinj të normalizohet. Nga analizat e rkyera, deri tani ky infeksion nuk ka mbërritur në vendin tonë.

Top Channel