Lazarat, në pranga një i dyshuar për shpërthimet me tritol

27/03/2015 00:00

Një person ka përfunduar në pranga në lidhje me ngjarjet e fundit të ndodhur në fshatin Lazarat në Gjirokastër.

Identiteti i të arrestuarit nuk bëhet me dije. Policia thotë se ai është arrestuar nga Sektori për Krimet e Rënda të Policisë së Gjirokastrës.

I ndaluari besohet se është pjesë e një grupi prej pesë personash të shpallur në kërkim për një sërë shpërthimesh me tritol, që për Policinë e Shtetit kanë qëllime terroriste.

Sipas policisë, përgjegjës për këto ngjarje, mes të cilave goditja me armë ndaj uniformave blu, vendosja e ekspolzivit në banesën e babait të kreut të Partisë Demokratike të Gjirokastrës Roland Bejko, në një shtyllë të energjisë elektrike, por edhe të disa shpërthimeve të tjera të ndodhura në banesa apo biznese, janë: Familjarët Arbion, Alban dhe Viktor Aliko, të moshave 25, 18 dhe 24 vjeç; si dhe Thimjo Ceka, 20 vjeç dhe Bervin Basho 22.

Top Channel