Goli që i mungonte repertorit të ‘çmendurive’ të Ibrahimovic

28/03/2015 00:00

Shpesh jemi mësuar të shohim gola me mënyra nga më të ndryshmet nga gjigandi suedez. Por goli i fundit i shënuar ndaj Moldavisë ishte me të vërtetë i veçantë.

Këtë herë, më shumë se aftësi e sulmuesit mund të cilësohet gafë e portierit. Ishte minuta e parë e pjesës së dytë kur pas një topi të kthyer prapa nga futbollistët moldavë, portieri tenton të largojë topin, por ai përfundoi në kokën e sulmuesit, i cili me një lëvizje të zgjuar të kokës e dërgoi topin në kuadrat.   

Në këtë takim eliminator për “Francë 2016” pati vend edhe për një tjetër gol nga Ibrahimovic, i cili dyfishoi rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë.

Top Channel