SHBA, vret me thikë bashkëshorten para 7 fëmijëve

28/03/2015 00:00

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në Arizonë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një 37-vjeçar ka vrarë gruan e tij me thikë, në sy të 7 fëmijëve, pas një sherri banal.

37-vjeçari ka qëlluar me shuplakë një prej fëmijëve të tij, ndërkohë që bashkëshortja 35-vjeçare ka ndërhyrë për ta ndalur atë, por u qëllua me thikë përpara 7 fëmijëve të saj.

Në momentin e ngjarjes së tmerrshme të gjithë fëmijët ishin në shtëpi dhe një prej tyre, 14 vjeç, dëshmoi vrasjen e nënës së tij, ndërsa një tjetër telefonoi policinë.

Gruaja u transportua me urgjencë për në spital, por mjekët nuk mundën të mbanin atë në jetë.

Top Channel