Mirditë, pranga dy të rinjve që vidhnin mbrojtëset në Rrugën e Kombit

28/03/2015 00:00

Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Mirditës, duke u gdhirë dita e shtunë, pasi dyshohet se kanë vjedhur në mënyrë sistematike pjesët mbrojtëse në Rrugën e Kombit.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, të rinjtë me inicialet N.C. dhe G.B., banues në rrethin e Mirditës, u arrestuan në vendin e quajtur Maja e Malthit, tek muri mbrojtës i fshatit Gziq, teksa po vidhnin kavot prej çeliku të rrjetave pritëse të gurëve në autostradën Durrës-Morinë.

Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi automjetin ‘Ford Fiesta’, me targat ‘AA 381 JT’ dhe një kabllo çeliku, me gjatësi disa metra.

Policia tha se materialet përkatëse ia ka kaluar tashmë Prokurorisë së Lezhës për hetime të mëtejshme.

Top Channel