Çmimi i Malajzisë, Hamilton në pole position

28/03/2015 00:00

Lewis Hamilton do të niset i pari në garën e së dielës së Formula 1, e vlefshme për Çmimin e Madh të Malajzisë.

Piloti anglez i skuderisë “Mercedes” ka dalë i pari në provat zyrtare, duke siguruar kështu pole position-in për garën e radhës, ku ai konsiderohet pretendenti kryesor.

Pas tij, në vendin e dytë u rendit piloti gjerman Sebastian Vettel me “Ferrari”, ndërsa piloti tjetër i “Mercedes”, Nico Rosberg do ta nisë garën nga vendi i tretë, pasi la pas dy kolegët e “Red Bull”, Ricciardo dhe Kvyat.

“Toro Rosso” i Verstappen arriti vetëm kohën e gjashtë më të mirë, përparra “Williams-it” të Massa dhe “Lotusit” të Grosjean.

Vetëm vendi i nëntë për “Williams-in” tjetër të drejtuar nga Bottas, që është vendosur përpara “Sauber-it” të Ericsson. 

Top Channel