Çfarë po ndodh me deputetin e arrestuar Mark Frroku, për Partinë Demokratike nuk është aspak një surprizë.

Sipas opozitës, gjithçka po ndodh është paralajmëruar prej demokrateve, të cilët kanë akuzuar njësoj edhe tani, Kryeministrin Edi Rama, per shantazh ndaj deputetit me dosjen e tij kriminale, per te mos deshmuar te verteten ne çështjen e akuzave te ngritura nga tom doshi dhe vijimin e hetimeve sipas linjes se paracaktuar nga Rama dhe Meta.

“Kryeministri e ka ditur prej kohësh që Frroku ka probleme me drejtësinë belge, por e ka mbajtur në sirtar këtë kartë, për ta pasur deputetin nën kontroll. Frroku ishte dëshmitari kyç në akuzën ndaj Ilir Metës, për porositjen e vrasjes së dy deputetëve, dhe rezultoi se ai, dëshmoi pikërisht atë që dëshironte kryetari i parlamentit dhe kryeministri. Pas publikimit të këtyre fakteve shqiptarët pa dallim e shohin me sytë e tyre të vërtetetën tronditëse se Edi Rama është arkitekti i kësaj skeme të fshehjes së dosjes së Frrokut, të pazareve me të, dhe përdorimit të tij në manipulimin e procesit hetimor”, tha Ristani.

Partia Demokratike thote se pozita e Kryeministrit, Edi Rama rendohet edhe me shume, kur sjell ne vemendje akuzat e hershme te demokrateve se Edi Rama bashkepunoi me personat me te kaluar kriminale per te ardhur ne pushtet.

“Edi Rama refuzoi të mbante përgjegjësi, ndonëse ishte shumë mirë i informuar për të kaluarën e deputetëve të tij, i ka njohur mirë ata, dhe prandaj i përzgjodhi, për të blerë votat, për të vjedhur votat, për të shantazhuar votuesit. Në dritën e këtyre të vërtetave tashmë të konfirmuara zyrtarisht, Edi Rama është ekspozuar përfundimisht si njeriu, i cili ka bërë aleancë me krimin, ka firmosur me krimin, ka ardhur me krimin në pushtet, ka vendosur me krimin, po qeveris me krimin dhe me krimin po manipulon drejtësinë”, theksoi Ristani.

Top Channel