Swift dhe Harris sa vjen e “ngjiten” më shumë

28/03/2015 00:00

Duket se Taylor Swift dhe Calvin Harris janë “ngjitur” së tepërmi dhe se shfaqja e tyre pranë njëri-tjetrit në koncertin e Kenny Chesney është vetëm maja e ajsbergut.

Pak ditë pasi këngëtarja 24-vjeçare dhe producenti muzikor u panë se ishin rehat pranë e pranë në Neshvill, një burim konfidencial ka thënë për portalin amerikan “E! News” se ata shoqërohen bashkë që nga fundi i muajit shkurt, kur u takuan për herë të parë në Brit Awards.

Burimi ka zbuluar gjithashtu se, DJ-i skocez, 31 vjeç, është tërësisht i fiksuar pas bukuroshes bjonde. “Ai është marrosur fare. Ata u njohën mirë në Brits Awards dhe që atëherë shoqërohen”, ka shtuar burimi.

Top Channel