Tahiri: Serbia të shkrijë Mbrojtjen Civile

28/03/2015 00:00

Ministrja për Dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka deklaruar se marrëveshja e arritur për çështjen e së ashtëquajturës “Mbrojtja Civile”, duhet të zbatohet përfundimisht deri më 1 shtator të këtij viti.

Tahiri ka bërë me dije se ish-pjestarët e kësaj njësie do të integrohen në institucionet civile, në ministri të ndryshme dhe agjenci të shtetit të Kosovës që kanë veprimtari lokale dhe jo në institucionet e sigurisë.

Shtypi i ditës në Prishtinë e quan këtë një lëvizje që dërgon në institucionet qeveritare përfaqësues që vijnë nga radhët e ilegalëve të armatosur.

Sipas “Koha Ditore”, pjesëtarët e  Mbrojtes Civile do të rekrutohen në dikastere qeveritare dhe në agjenci të ndryshme, por veprimtarinë do ta zhvillojnë në objektet ekzistuese të kësaj strukture ilegale me bazë në veriun e banuar me shumicë serbe.

Top Channel