Prishtinë, tregjet jashtë standardeve higjienike

28/03/2015 00:00

Asnjë treg në Prishtinë nuk i përmbush kushtet themelore higjienike, teknike dhe profesionale sipas standardeve, ndërsa çmimet rriten çdo ditë e më shumë.

Alarmin e ka dhënë kryetari i shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Konsumatorit, Selatin Kaçaniku.

Në një deklaratë për “Kosovapress”, ai ka thënë se përjashtim mund të bëjë vetëm tregu i mbyllur që ndodhet në lagjen “Bregu i Diellit” të kryeqytetit.

Deklaratat e Kaçanikut mbështeten edhe nga vëzhgimet nëpër këto tregje, ku shpesh konsumatorët ankohen jo vetëm për çmimet shumë të larta, por edhe për kushtet higjienike, ku bëhet shitja e produkteve ushqimore, mes pluhurit dhe në ambiente të hapura.

Top Channel