Përkujtohet 18-vjetori i tragjedisë së Otrantos

28/03/2015 00:00

Është përkujtuar këtë të shtunë në qytetin e Vlorës 18 vjetori i tragjedisë së Otrantos.

18 vjet më parë, në 28 mars të vitit  1997, 84 persona mes tyre gra e fëmijë të nisur nga Vlora drejt Italisë, në mënyrën më tragjike, përfunduan në thellësitë e ujërave të Kanalit të Otrantos, duke lënë pas dhimbje e lotë.

Ashtu si çdo vit, familjarët hodhën lule në det në kujtim të të afërmve të tyre.

Pushime Çala, kryetare e Shoqatës së Otrantos kërkon nga qeveria zbardhjen e ngjarjes dhe vënien përballë përgjegjësisë të çdo personi të përfshirë në këtë tragjedi.

Top Channel