Vlorë, 3 të arrestuar për “vjedhje” dhe “vjedhje në bashkëpunim”

29/03/2015 00:00

Në një tjetër njoftim për shtyp, Policia e Qarkut Vlorë ka bërë të ditur arrestimin e dy shtetasve, Elton Veizaj dhe A.B., respektivisht 22-vjeç dhe 15 vjeç, banues në fshatin Karbunar të Vlorës, të cilët akuzohen për “vjedhje të kryer në bashkëpunim”.

Arrestimi i tyre u krye pasi dyshohet që ata, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, të kenë vjedhur në banesën e shtetasit M. XH., banor i Karbunarës, ku kanë mundur të marrin parà dhe sende të ndryshme në vlerën e 10 milionë lekëve.

Gjithashtu, shtetasi Elton Veizaj është arrestuar edhe për veprën penale “shtyrje e të miturve në krim”.

Në një tjetër ngjarje, policia ka arrestuar në flagrancë sërish për vjedhje, shtetasin Rasim Hyso, 21 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka marrë pa dijeninë e pronarit B. S. të biznesit ku ishte i punësuar, një pikë interneti në lagjen “24 Maji”, një shumë të konsiderueshme parash nga xhiroja.

Top Channel