Milo në Vlorë: PS s’ka respektuar marrëveshjet parazgjedhore me aleatët

29/03/2015 00:00

“Dekriminalizmi nuk duhet të kufizohet vetëm te Parlamenti”. Kjo ka qenë deklarata e kreut të Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, gjatë një takimi me anëtarët e kësaj force në qytetin e Vlorës.

Në fjalën e tij, Milo u ndal edhe te marrëdhënia me PS, të cilën e cilësoi si jo korrekte, duke theksuar se socialistët nuk kanë respektuar marrëveshjet parazgjedhore me aleatët.

Deklaratat e Milos u bënë gjatë takimit të parë në këtë periudhë parazgjedhore, që kreu i PDS-së pati me strukturat e partisë në Vlorë, ku nuk e përjashton edhe mundësinë e një zgjidhjeje tjetër, nëse nuk do të ketë reflektim nga ana e PS-së.

“Është PS që na ka shmangur ne si parti aleate. Madje, ende nuk na ka thirrur as në takime për zgjedhjet e ardhshme. Në këtë mënyrë, ne do shikojmë një alternativë më të mirë për partinë dhe elektoratin tonë”, ka thënë Paskal Milo.

Top Channel