PD takim me biznesin në Korçë

29/03/2015 00:00

Jo larg nga zgjedhjet vendore, PD në Korçë ka zhvilluar një takim me biznesin dhe përfaqësuesit e tij duke i dhënë startin një turi që do të shtrihet në gjithë vendin.

Koordinatorët për Ekonominë, por edhe përfaqësues të tjerë lokalë të së djathtës janë njohur edhe njëherë me shqetësimet e biznesit , problematikën dhe situatën aktuale për t’i hapur më tej rrugën takimeve që do të zhvillohen në një fazë të dytë mbështetur mbi një program konkret dhe një platformë fiskale.

Përballë koordinatorëve drejtues të shoqatës së biznesit kanë ringritur shqetësimet të cilat prej vitesh nuk gjejnë zgjidhje. Informaliteti, taksat dhe detyrimet në nivele të larta janë përcaktuar si faktorët kryesorë që dita ditës rritin shifrat e falimentit.

Sipas të dhënave që nga viti 2014, në Korçë janë mbyllur më shumë se 2500 biznese nga 5600 që ka në total, ndërsa në të gjithë Shqipërinë janë mbyllur gjatë një viti 30 mijë biznese.

Top Channel