Nicki forcon thashethemet për një romancë

29/03/2015 00:00

Ajo është afruar shumë me shokun dhe bashkëpunëtorin e saj, reperin Meek Mill, duke bërë që të qarkullojnë thashetheme për një romancë mes tyre.

Por duket se Nicki Minaj ka bërë që gjërat të marrin një drejtim akoma më serioz duke postuar disa fotografi tepër provokuese me artistin 27-vjeçar.

Në fotografinë e publikuar, Nicki shihet e veshur me një palë të brendshme të zeza dhe sipër saj një fustan rrjetë.

Minaj momentalisht ndodhet në Paris për turneun e saj botëror “The Pinkprint”.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel