Jason Derulo: I lumtur që jam vetëm

29/03/2015 00:00

Jason Derulo, pësoi një aksident serioz në 2012, ku përfundoi me fraktura në qaf dhe shtyllë kurrizore, e si pasojë iu desh të anulonte shumë koncerte.

Gjatë kësaj kohe, ai krijoi një afrimitet të madh me Jordin Sparks, duke përfunduar në fejesë por vitin e kaluar ata bënë publik lajmin se çdo gjë kishte marrë fund mes tyre.

“Po kaloj një kohë të mrekullueshme vetëm dhe nuk po kërkoj ndonjë person momentalisht”, ka thënë ai për revistën “People”.

“Më është dhënë një shans i përkryer të kuptoj më mirë gjërat që më pëlqejnë dhe femrat me të cilat duhet të dashurohem, sepse kur je i lidhur me dikë, nuk arrin të shohësh dhe njohësh se sa vajza të mira ke pranë”.

Jason pritet të publikojë albumin e tij të ardhshëm, për të cilin tregon se do të përmbajë shumë këngë romantike.

Top Channel