Cana: Një hap shumë i rëndësishëm

29/03/2015 00:00

Kapiteni i kombëtares, Lorik Cana, mendon se fitorja 2-1 ndaj Armenisë është një hap shumë i rëndësishëm përpara për skuadrën përfaqësuese në kuadër të kualifikimit në fazën finale të Euro 2016.

“Bëmë një hap të rëndësishëm. Goli i hershëm i kundërshtarit na prishi planet, por ia arritëm të fitonim”, theksoi mbrojtësi për ‘Supersport’.

“Kemi ende për të përmirësuar, kemi ende edhe gjysmën e rrugës. Po rritemi gjithnjë e më shumë. Nuk kemi luhatje në nivelin e lojës dhe shpresojmë që ta mbajmë gjithmonë këtë nivel që kemi treguar. Mungesat nuk ndikojnë më te ne si më parë”, shtoi Cana.

Kapiteni i kuqezinjve vuri në dukje se pas 4 ndeshjeve të para të grupit, kemi pësuar vetëm 2 gola, duke treguar një nivel të mirë në mbrojtje: “Kemi luajtur 4 ndeshje, kemi pësuar vetëm 2 gola dhe jemi një ndër mbrojtjet më të mira të Europës. Është një arritje e jashtëzakonshme.”

Top Channel