De Biasi: Duhet të korrigjojmë gabimet. Mavraj: Nuk kemi arritur asgjë

29/03/2015 00:00

“E dija që Armenia ishte një skuadër e fortë dhe që luan ngjeshur. Janë edhe cinikë, pasi në rastin e parë që patën, shënuan.”

Kështu e nisi analizën e ndeshjes Gianni De Biasi, trajneri italian i kombëtares sonë. Në mikrofonin e ‘Supersport’, De Biasi theksoi se fitorja është e rëndësishme, por nuk duhen harruar as gabimet e skuadrës sonë.

“Duhet të punojmë për të korrigjuar gabimet që bëmë në këtë ndeshje dhe duhet të marrim gjërat e mia që treguam”, tha trajneri i kuqezinjve pas fitores 2-1.

Ndërkohë, Mërgim Mavraj, autori i golit të barazimit, u mundua të ulë euforinë.

“Akoma nuk kemi arritur asgjë. Jemi ende larg objektivit. Shpresoj që të vazhdojmë rritjen, pasi kemi shumë lojtarë të rinj në skuadër”, tha qendërmbrojtësi.

Top Channel