Bulqizë, aksident me dy të plagosur në Rrugën e Arbërit

29/03/2015 00:00

Një aksident me pasojë dy të plagosur ka ndodhur në Rrugën e Arbërit, në segmentin rrugor Bulqizë-Peshkopi në vendin e njohur si “Pishat”.

Një makinë tip “Peugeot”, pasi ka përplasur një kalimtare, ka dalë nga rruga duke u përplasur me murin anësor të rrugës. Përi pasojë është aksidentuar dhe drejtuesja e automjetit.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia lokale e Bulqizës, ku dhe bën me dije se si pasojë e aksidentit është plagosur rëndë drejtuesja e automjetit, shtetasja L.Peti, 24 vjeçe. Gjithashtu e plagosur lehtë ka mbetur edhe kalimtarja, e cila ndodhej rastësisht në rrugë.

Nga të dhënat e para dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia e madhe me të cilën po lëvizte automjeti tip “Peugeot”.

Shpeshherë ky aks ka qenë burim aksidentesh deri në humbje jetësh, pasi përgjatë segmentit rrugor Bulqizë-Peshkopi mungojnë në mënyrë të theksuar sinjalistikat në rrugë.

Top Channel