Portugalia mposht Serbinë dhe merr kryesimin e grupit

30/03/2015 00:00

Portugalia mori kryesimin e grupit I të kualifikueseve të Europianit të Francës, aty ku bën pjesë edhe Shqipëria, pas fitores 2-1 ndaj Serbisë. Ndryshe nga sa pritej, protagonist në këtë ndeshje nuk ishte Cristiano Ronaldo, por shoku i tij i skuadrës te Reali, Fabio Coentrao.

Mbrojtësi i majtë, i cili në këtë takim luajti në mesfushë, dha pasimin për golin e parë të shënuar nga Ricardo Carvalho dhe shënoi vetë golin e fitores.

Për Serbinë barazoi mesfushori i Chelsea, Nemanja Matiç, me anë të një roveshate të mrekullueshme brenda zonës.

Me këtë fitore, Portugalia renditet në vendin e parë të grupit me 9 pikë, 2 më shumë se Shqipëria dhe Danimarka. Serbia dhe Armenia mbyllin klasifikimin me nga 1 pikë secila.

Top Channel